Ekzekutimi në Vlorë, atentatorët i zbrazën “Renit” 6 plumba në trup dhe u larguan

0
227

Qyteti bregdetar i Vlorës u trondit mbrëmjen e sotme kur në drejtim të një 36-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash.

Gazetari Enrik Mehmeti konfirmon për BalkanWeb se i vdekur ka mbetur 36-vjeçari Renato Omeri. Këtë të fundit e kanë qëlluar me plumba teksa qendronte jashtë ambienteve të një lokali.
Të riut i është dhënë ndihma e mënjëhershme por s’ka mundur t’ju mbijetojë plumbave të marrë duke ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Dyshohet se kanë qenë dy autorë, të cilët kanë qëlluar gjashtë herë me armë zjarri në drejtim të tij, për tu larguar më pse në këmbë në drejtim të Ujit të Ftohtë, me një mjet që e kishin parkuar afër vendit të krimit.
Viktima është baba i tre fëmijëve dhe nuk jetonte në qytetin e Vlorës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here