Atentati në Vlorë, policia jep informacionet e para: Viktima me emër të ndryshuar, e qëlloi…(Foto)

0
146

Policia e Vlorës jep të dhënat e para pas atentatit para një lokali tek Lungomare e Vlorës. Sipas policisë, viktima ka ndryshuar identitetin dhe njihet si person me precedent penal. Ai ka qënë i ulur në kafe me një tjetër person, ndërsa me vete mbante armë.

Ndryshe nga sa u raportua më herët, policia thotë se në atentat ka qënë një person i vetëm. Ai i është afruar tavolinës ku qendronte viktima M. Xh 37-vjeç, (emër i ndryshuar) dhe e ka qëlluar me armë, për tu larguar më pas në këmbë.

Informacion paraprak
Më datë 30.07.2017 rreth orës 21:15, jemi njoftuar së në një lokal në Lungomare ka patur të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se ka një person të vrarë.
Menjëherë në drejtim të vendit ku u dha mjoftimi kanë shkuar forca të shumta policie ku ka rezultuar se:
Shtetasi M.Xh.(O), 37 vjeç, është qëlluar me armë zjarri, për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri.
Autori është larguar më këmbë mes pallateve.
Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit kanë ardhur Delta Forcë e FNSh.
Vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për grumbullimin e provave, dëshmive me qëllim dokumentimin dhe identifikkmin e autorit.
Në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima M.Xh.(O)

Theksojmë se viktima ka ndërruar emër e mbiemër dhe rezulton me precedent kriminal.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here