Reforma në Drejtësi/ Kush janë 7 prokurorët dhe gjykatësit të cilët dhanë dorëheqjen për t’iu shmangur kalimit në sitën e vetting-ut

0
192

Tashmë të gjithë I kanë sytë nga ajo që do të ndodh pas inplementimit të Reformës në Drejtësi. Ashtu siç është njoftuar procesi zyrtar i vettingut pritet të fillojë në muajin shtator.

Sipas ligjit të gjithë ata që shërbejnë në sistemin e drejtësisë që kanë problem, por të vetë largohen do të kenë të drejtën e një “amnistie”. Por vetëm një muaj para nisjes së verifikimeve vetëm 7 prokurorë e gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen për t’iu shmangur kalimit në sitë të figurës së tyre.

Pjesa më e madhe e 7 dorëheqjeve vijnë nga Gjykata e Lartë.

Ja cilët janë gjyqtarët e prokurorët e vetë dorëhequr deri tani:

1. Sulejman Tola, prokuror nga Kruja;

2. Ilir Çeliku, gjyqtar nga Gjykata e Apelit në Shkodër;

3. Ilir Pashaj, gjyqtar nga Gjykata e Elbasanit;

4. Mirela Fana, gjyqtare nga Gjykata e Lartë;

5. Eritan Shehu, këshilltar ligjor nga Gjykata e Lartë;

6. Adnand Berdica, këshilltar ligjor nga Gjykata e Lartë;

7. Etleva Sherifi, ndihmë juridike nga Gjykata e Lartë;

Sipas nenit 56, pika 1 e ligjit të Vettingut, zyrtarët e sistemit të drejtësisë lejohen të japin dorëheqjen brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Ligji i vettingut u botua në fletoren zyrtare më 30 gusht 2016, e siç parashikohet, ai hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit, pra më 14 shtator.

Kjo bën që afati përfundimtar për të dhënë dorëheqjen e për të mos u përfshirë në procesin e verifikimit të figurës ishte 14 dhjetori 2016.

Por duke qenë se asnjë nga 7 zyrtarët e përmendur më sipër nuk e ka dhënë dorëheqjen brenda këtij afati, ata duhet t’i nënshtrohen procesit të vettingut.

Megjithatë Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim përfundimtar për të drejtën e dhënies së dorëheqjes më 28 shtator, pas një ankesë të bërë nga Bashkimi i Gjyqtarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here