Petrit Vasili reagon ashpër ndaj Ramës: S’ke faj shkollëpakët, sa më pak t’i kesh hedhur mendjes aq më pak kupton dhe aq më rehat je

0
312

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar sot dëgjesa publike të Kryeministri Edi Rama. Ai thotë se Kryeministri nuk di të qeverisë, sepse formimi arsimor i tij është i paktë.

STATUSI

Dhunohen mjekë, vazhdojnë të mbyten pushues në plazhe, zjarre në gjithë vendin, energjia elektrike mungon gjithandej, ujë s’ka edhe ne qendër të Tiranës, OKSFAM na rendit të 149-t në botë për diskriminimin e të varfërve, GALLUP thotë se afërsisht 60% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria dhe ky shkollëpakët me tre vjet universitet në krye të qeverisë na tregon përralla.

S’ka faj ky shkollëpakët që na qeveris, sepse sa më pak t’i kesh hedhur mendjes aq më pak kupton dhe aq më rehat je.

Dëgjesat u kthyen në përralla, kaq di shkollëpakti e përtej perrallës nuk shkon dot.

Shqiptarët nuk i hanë përrallat, thjesht shkollëpakti gënjen veten.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here