Këngëtarja e njohur shqiptare flet për herë të parë për sëmundjen e rrallë

0
300

Këngëtarja e njohur e këngës popullore Merita Halili është kthyer këtë verë në Shqipëri për të qenë pranë publikut shqiptar në koncerte e aktivitete të ndryshme muzikore së bashku me bashkëshortin e saj.

 

 

Me këtë rast, ajo ka qenë e pranishme edhe në media për të folur më shumë për aktivitetet artistike me të cilat është angazhuar së fundi në Amerikë dhe projektet që ka për të rinjtë që duan ta trashëgojnë muzikën tradicionale shqiptare.

Por pak kohë më parë, titujt se Merita Halili vuan nga një sëmundje u kthyen në abuzim edhe për mungesë informacioni të plotë në lidhje me një sëmundje kronike, e cila i është shfaqur artistes pak kohë më parë.

E vetëdijshme se për njerëzit publikë gjithmonë flitet, madje jo rrallë edhe abuzohet, Merita Halili, e ftuar mbrëmjen e sotme në Top Magazinë sqaron se si është e vërteta: “E di shumë mirë që është folur, që Merita ka qenë sëmurë, kanë thënë gjëra që unë i mora vesh vonë, por është normale. Në përgjithësi për njeriun publik flitet… “ – thotë Merita.

Pyetjes së Albanës në lidhje me njollat që iu shfaqën në fytyrë që u diskutuan edhe në Shqipëri, Merita iu përgjigj: “Unë u diagnostikova në Shqipëri dhe kurohem në Amerikë. Është një sëmundje autoimune që i ndodh gjithsecilit, quhet lupus, por shumica e njerëzve nuk e dinë.

Ne jemi shumë të rrahur me diellin, jemi rritur me diellin, mirëpo atje u shfaq dhe këto janë çështje imune….” – thotë Merita, por gjithçka e ka nën kontroll. Kaq është e gjitha. Këngëtarja është më në formë se kurrë, edhe pse vetëm pak javë më parë ka mbushur plot 51 vjeç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here