Vasili i bën thirrje Ramës: Lëri dëgjesat e gallatës, zhblloko kaosin që u ke krijuar pushuesve në Jug

0
137

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, është ankuar në lidhje me punimet që bëhen në jug gjatë sezonit të plazhit.

 

 

Në një status në Facebook, ai shkruan se “në kulmin e sezonit turistik në rrugën Vlorë-Himarë prishen ndërtime pa leje në Dhërmi, hapet rruga për të futur kabllot optike dhe u krijohet kaos dhe vështirësi pa fund mijëra qytetarëve që shkojnë me pushime”.

Ish-kreu i LSI-së i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të lërë dëgjesat publike dhe t’i krijojë komoditet pushuesve.

Statusi i Vasilit

Në kulmin e sezonit turistik në rrugën Vlorë-Himarë prishen ndërtime pa leje në Dhërmi, hapet rruga për të futur kabllot optike dhe u krijohet kaos dhe vështirësi pa fund mijëra qytetarëve që shkojnë me pushime.

Kryeministri të lerë dëgjesat e gallatës dhe të qeverisë vendin.

Ky trajtim i papërgjegjshëm i sezonit turistik është sharlatanizëm qeveritar.
Gjithë viti nuk i doli qeverisë dhe e la rrëmujën për tani që t’jua prishë edhe ato pak ditë pushime shqiptarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here