Shkarkimet e drejtorëve të LSI, Vasili shpërthen ndaj Veliajt: Këto provincializma…

0
160

Kreu i grupit parlamentare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e cilëson hakmarrëse dhe provinciale lëvizjen e fundit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shkarkimin e tre zyrtarëve të LSI.

 

 

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Petrit Vasili tha se modeli i këtyre shkarkimeve të egra dhe provinciale, siç i quan ai, duhet të ndryshojë.

“Shkarkime të tilla të egra, hakmarrëse, të një provincializmi të thellë, i shohim sot, i kemi parë edhe më herët. Ky është kryetar i kryeqytet dhe duhet të ketë një model tjetër, pasi këto provincializma duhet të dalin nga loja shumë shpejt”, u shpreh Petrit Vasili.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkarkoi dje nga detyra 3 zyrtarë të bashkisë të cilët vijnë nga radhët e LSI.

‘BalkanWeb’ raportoi se është shkarkuar nga detyra drejtori i Ndërmarrjes numër 3 të kryeqytetit Artjon Caushllari, administratori i Njësisë Farkë Mateo Shaba, si dhe drejtoresha e qendrës sociale në Shkozë, Kajame Sinani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here