Ramush Haradinaj takohet me ministrin Demiraj: Ja për çfarë u dakordësuam

0

Kandidati për kryeministër i Kosovës nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e tij ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Dritan Demiraj.

Loading...

 

 

Ai thotsë se me Demirajn janë dakordësuar që Kosova dhe Shqipëria janë faktorë stabiliteti në rajon dhe se përfshirja e Kosovës në strukturat rajonale-evropiane dhe ndërkombëtare të sigurisë, veç sa e forcon bashkëpunimin dhe është në funksion të stabilitetit.

“Sot pata kënaqësinë ta pres në një takim Dritan Demirajn, një ushtarak i shkëlqyer, aktualisht Ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Në një bisedë të hapur e miqësore, folëm për sigurinë rajonale, për detyrat e shteteve tona në lëmin e sigurisë, bashkëpunimin, si dhe ndihmesën që mund ta japë Shqipëria në anëtarësimin e Kosovës në strukturat rajonale dhe evropiane të sigurisë.

U dakorduam se Kosova dhe Shqipëria sot janë faktorë stabiliteti në rajon dhe se përfshirja e Kosovës në strukturat rajonale-evropiane dhe ndërkombëtare të sigurisë, veç sa e forcon bashkëpunimin dhe është në funksion të stabilitetit”, shkruan Haradinaj në “Facebook”.

 

Loading...

Lini nje pergjigje