Akademiku Artan Fuga jep alarmin: Do na zërë kolera, shihni ç’ndodh në këtë rrugë të Tiranës (Foto)

0
162

Me anë të një statusi në “Facebook”, akademiku Artan Fuga ngre një shqetësim të gjithë banorëve të rrugës “Him Kolli” dhe kërkon ndihmë nga bashkia e Tiranës.

Sipas tij, fekalet po rrëshqasin drejt bulevardit “Myslym Shyri” dhe banorët mbajnë duart me hundë sa herë kalojnë aty. Fuga thotë se ka rrezik që të gjithë t’i zërë kolera, nëse nuk ndërhyhet në kohë.

Statusi i plotë
Fekalet po rrëshkasin drejt bulevardit “Myslym Shyri” Tiranë!
Ndihmë, lutem bashkia të ndërhyjë.
Ora 22 e e 28 minuta!
Rrezik kolere! Njerëzit mbajnë hundën me dorë, të tjerë pllaq plluq mbi to se kujtojnë se u bë deti kos dhe janë ujra të nëndheshme që sillen kastile për të freskuar vapën.
Unë vërtet kam shkruar librin “Rënia e Qytetit” që po të duan autoritetet e qytetit ua shpjegoj kuptimin ku dhe kur të duan ata, unë e di se qyteti ynë shqepet në një anë sapo qepet diku gjetkë.
Por, megjithatë unë nuk dua që qyteti të bjerë nën llava fekalesh!
Miku im, filozofi francez Valade e përkufizon postmodernitetin si bashkëjetesë e të kundërtave më ekstreme.
Sonte shihja makina luksoze që rrëshqisnin katër rrota e tyre aktive mbi fekale robsh të varfër.
Dihet drejtësia hyjnore. Ne të gjithë një ditë do të kthehemi në fekale, por ama sa kohë jemi ende qenie të gjalla dëshirojmë të mos vdesim nga kolera.
Këmbët e cojnë pisllikun nëpër shtëpi ku ka fëmijë, në restorante ku gatuhet, në salla pritjesh ku ka njerëz delikatë, në salla mbledhjesh ku debatohen ceshtje të mëdha globale.
Lutemi shpëtojini këta njerëz që një pjesë jo e vogël janë aq të nënshtruar, aq të binbdur, aq të fjetur, saqë ecin në fekale dhe nuk e dinë se kanë të drejtë të jetojnë në dinjitet!
Unë kam besim te ndërhyrja e bashkisë!
Tirana e kam thënë gjithmonë është një halé e madhe por jo për faj të saj!
Më kanë sharë se kam qenë gjoja pesimist. Hajdeni pra te rruga Him Kolli që rrëshket mbi “Myslym Shyri”-n dhe do ta shihni të vërtetën e m… vetë ju!
Me përulje qytetare!
Artan Fuga
Anëtar i Akademisë të Shkencave

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here