Zayn Malik: “Po përpiqem të mund ankthin” (FOTO)

0
154

Zayn Malik e nisi karrierën e tij si solist, por që pas shkëputjes nga grupi “One Direction”, është parë shumë pak duke performuar live në koncerte.

Dhe duket se shkak për këtë është bërë gjendja shëndetësore e 24- vjeçarit, pasi ai ka shpesh ankth që nuk e lë të këndojë live.

Vitin e kaluar, 24- vjeçari anuloi koncertin e tij “Capital Summertime Ball” vetëm pak minuta para se të ngjitej në skenë, dhe më pas postoi një mesazh të përzemërt për fansat e tij.

“Për fat të keq ankthi që më ka ndjekur muajt e fundit, ka marrë më të mirën nga unë. Unë nuk mund t’ju kërkoj falje, por dua te jem i sinqertë me ju që me keni pritur me padurim të më shihni. Unë ju premtoj që do të bëj çmos që ta superoj këtë gjë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai ka rrëfyer edhe dëshirën e tij për të pasur një jetë minimaliste. Kur bleu shtëpinë në LA, të gjithë mendonin se do të ishte super e mobiluar, por nuk paska ndodhur kështu. Atij i ka mjaftuar vetëm një dyshek ku të shtrihej dhe kaq, kjo gjë e lumturonte shumë.

Kam fjetur për 6 muaj vetëm në një dyshek, nuk doja të bëjë gjë tjetër, më pëlqentë mënyra se si ndihesha minimalist”, shprehet ai.

Por edhe sot pas një viti, duket se gjërat nuk kanë ndryshuar për 24- vjeçarin. Zayn ka rrëfyer në intervistën për “Vogue”, teksa po bënte setin fotografik me të dashurën e tij Gigin, se po përpiqet fort të mundë ankthin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here