Vendimi për rritjen e çmimit të ujit/ Monika Kryemadhi: Opozita nuk është çështje numrash, por çështje morali!

0
162

Kryetarja  e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar sot për debatin lidhur me vendimin e marrë nga Bashkia e Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Në një status në Facebook, Kryemadhi thekson se “Opozita nuk është çështje numrash, por çështje morali!”,- shkruan  Kryemadhi.

Ajo shton se “çdo përpjekje për ta shndërruar atë në lojë interesash, biznesi apo politike nuk do mundet kurrë të ketë mbështetjen apo partneritetin tonë. Pozicionimi ynë në opozitë me votën e blerë me lekët e krimit apo vota të blera në kurriz të interesit të qytetarëve është dhe do të mbetet i qartë dhe pa kompromis. LSI është opozita e fortë e çdo pushteti, të çdo niveli, qendror apo lokal, i cili përpiqet të vjedhë e të abuzojë!”.

Dy këshilltarë të LSI-së, në mënyrë individuale dolën kundër vendimit politik të partisë dhe votuan projektin për rritjen e çmimit të ujit në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Ditën e sotme LSI përjashtoi dy këshilltarët, duke u distancuar qartë nga ky vendim që binte kundër qëndrimit politik të kësaj force politike.

Por qëndrimi politik i LSI-së për të treguar distancimin ndaj votimit të djeshëm ka vijuar edhe me akte të tjera politike. Brunilda Paskali, Nënkryetarja e LSI në Bashkinë e Tiranës, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Vendimi i Paskalit ka ardhur pas miratimit një ditë më parë në Këshillin Bashkiak, të vendimit për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm në kryeqytet.

Pas këtyre vendimeve të forta politike, Kryemadhi ka theksuar dhe një herë se “Opozita nuk është çështje numrash, por çështje morali!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here