Mbreti i Spanjës uron Presidentin Meta: “Pranoni Zoti President urimet e mia më të mira për suksese në misionin Tuaj”

0
142

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Madhëria e Tij, Mbreti i Spanjës, Felipe VI. Në këtë mesazh, monarku spanjoll i uron Kreut të Shtetit suksese në misionin e tij.

 

 

Në telegramin e urimit, Mbreti i Spanjës, Felipe VI përcjell përgëzimet e tij, të qeverisë dhe të popullit spanjol.

“Me rastin e marrjes së postit më të lartë drejtues të Republikës së Shqipërisë nga Shkëlqesia Juaj, dëshiroj t’Ju përcjell përgëzimet e mia më të përzemërta, të cilave u bashkohen gjithashtu ato të qeverisë dhe popullit spanjoll! Ju lutem pranoni Zoti President, urimet e mia më të mira për suksese në misionin Tuaj të lartë, suksese që do të jenë në të mirë të begatisë, paqes dhe mirëqenies për popullin mik shqiptar!”, thuhet në mesazhin e urimit të Mbreti i Spanjës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here