Rritja e çmimit të ujit, Manjani: Ligjërisht, vendimi i Këshillit të Bashkisë nuk çon automatikisht në ndryshimin e çmimit

0
241

Eështë miratuar sot nga këshilli bashkiak vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Në përfundim të bledhjes së këshillit ka reaguar edhe ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani.

Manjani nëpërmjet një statusi në facebook ka sqaruar ligjërisht se pse rritja e çmimit nuk mund të bëhet nga Bashkia dhe këshilli bashkiak.

Postimi i plotë:

Shënim ligjor:

Çmimi i ujit nuk vendoset nga Bashkia, përfshi edhe këshillin Bashkiak!

Enti Rregullator i Ujit që është institucion i pavarur është i autorizuar nga ligji për ta bërë këtë gjë. Enti vendos vetëm mbi kërkesën që bëjnë bashkitë dhe Shoqëritë e Ujsjellësve!

Debati në Këshillin Bashkiak është nëse duhet të ketë një propozim për çmim të ri apo jo. Vendimi i Këshillit të Bashkisë Tiranë nuk çon automatikisht në ndryshimin e çmimit.

Enti Rregullator vendos vetë mbi bazë analize të performancës së UKT dhe jo mbi bazë dëshirash politike të askujt. Enti merr informacion të plotë dhe madje edhe e heton këtë informacion, në lidhje me:
1. Treguesit ekonomikë të shoqërisë në tërësi.
2. Ecuria financiare e saj. Të ardhurat dhe shpenzimet e sakta jo ato që dalin në media për propagandë.
3. Planin e investimeve të shoqërisë dhe nevoja për investime te reja.
4. Gjendja e matësave të ujit dhe mbulimi i konsumatorëve me matës.
5. Sasinë e humbjeve në rrjet dhe planin për reduktimin e tyre.
6. Situatën organizative të shoqërisë dhe zbatimi i detyrave të lëna nga Enti në vite.

Këto tregues dhe të tjerë të detajuar janë ato që i interesojnë Entit për të gjykuar teknikisht mbi nevojën për një çmim të ri ose jo.

Enti e vendos të gjithë këtë analizë tekniko-ekonomike edhe në kontekstin social. Enti merr në konsideratë edhe ndikimin e çmimit të propozuar në të ardhurat për frymë që njihem zyrtarisht në bashkinë e Tiranës. Enti kërkon të dijë eshe politikën e fashave mbrojtëse për shtresa sociale që goditen nga ky propozim.

Pra Enti është vendi ku ligjërisht trajtohen të gjitha çështjet që ngrihen edhe nga politika, por edhe nga njerëzit jo politikë.

Enti mund ta rrëzojë propozimin; ta pranojë atë plotësisht; ta pranojë pjesërisht ose ta miratojë me ndryshime. Është vetëm vendimi i Entit ai që sjell pasojë!

Politika nuk e zgjidh dot këtë çështje! Koha ka treguar se për këto çështje as shtohen e as pakësohen votat për partitë. Po të kishte ndonjë ndikim vështirë se do gjendej politikan që do kërkonte rritje çmimi.

Politika ndërkohë bën mirë të kthejë demokracinë në vend dhe të nxisë më shumë debat e pjesmarrje të njerëzve në çështje të demokracisë që po nëpërkëmbet nga populizmi dhe improvizimi diletant!

Në pritje të vendimit të Enti Rregullator të Ujit (ERRU).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here