VIDEO/ Dy vëllezër kapen me drogë në Delvinë. Ja emrat

0
177

Dy vëllezër janë vënë në pranga në Delvinë, pasi u është gjetur një sasi droge kanabis sativa në shtëpinë e tyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në fshatin Shijan, konkretisht në banesën e  Helidon Shabani, 25 vjeç dhe Florenc Shabani, 23 vjeç, të dy banues në Shijan, Delvinë, shërbimet e policisë  kanë konstatuar një sasi prej rreth 4 kilogramë e 250 gramë lëndë narkotike kanabis sativa, e cila u përket  dy vëllezërve.

Policia ka bërë të mundur menjëherë arrestimin në flagrancë të tyre.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Sarandës për akuzën e “Prodhimi dhe shitja narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here