Presidenti i Filipineve nuk e ndal gjuhën e ashpër: Në ferr do t’i çoj përdoruesit e drogës

0
163

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i njohur për politikat e tij barbare në luftën kundër drogës ka paralajmëruar sërish përdoruesit se do t’i dërgojë në ferr gjatë një fjalimi shtetëror. Duterte gjithashtu mbështeti dënimin me vdekje si “ndëshkim” për krimet.

 

 

Udhëheqësi i  Filipineve është akuzuar për drejtimin e një fushate kundër drogës e cila ka shkelur ligjet e të drejtave të njeriut dhe ka marrë jetën e mijëra njerëzve.

“Unë besoja atëherë dhe besoj edhe tani se progresi dhe zhvillimi nuk mund të arrihet nëse kriminelët, droga ilegale dhe përdoruesit ilegalë të drogës të lejohen të lëvizin lirshëm në rrugë”, tha ai.

Duterte u tha delegatëve se ekonomia e vendit mund të lulëzojë vetëm në kohë paqeje, përpara se të paralajmërojë se goditja e qeverisë kundër narkotikëve do të jetë “e paturpshme”.

“Lufta kundër drogave të paligjshme do të vazhdojë, sepse ky është shkaku kryesor i kaq shumë të këqija e aq shumë vuajtje. [Drogat] dobëson strukturën sociale dhe pengon investimet e huaja”,shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here