LSI kundër rritjes së çmimit të ujit/ Mehmetaj: Këshilltarët e LSI-së ia dolën të pengojnë p/vendimin, asnjë vendim nuk kalon pa u kosultuar me qytetarët

0
174

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kejdi Mehmetaj ka përgëzuar sot për qëndrimin e këshilltarëve të LSI-së sa i takon kundërshtimit të propozimit të Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Mehmetaj theksoi se asnjë vendim nuk do të  merret  pa u konsultuar me qytetarët.

Në dëgjesën e kërkuar sot, anëtarët e LSI në këshillin bashkiak të Tiranës ja dolën të pengojnë projektvendimin e Bashkisë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Krenare për një model të ri opozitar që flet në emër të qytetarëve dhe ka alternativë përballë vendimeve që kundërshton. Për LSI asnjë vendim nuk duhet marrë pa u konsultuar me qytetarin dhe çdo vendim duhet të jetë transparent dhe i argumentuar.
Iku koha kur bërtitej shesheve e firmoseshin marrëveshje zyrave, tani koha për opozitë të vërtetë ???

Image may contain: 7 people, people standing
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here