Haradinaj uron Metën: Ju do të luani rol të rëndësishëm në modernizimin e shtetit shqiptar

0
198

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Ilir Metën për marrjen e detyrës si president i Shqipërisë. Harandinaj vlerëson se Ilir Meta do të luaj rol domethënës në modernizimin e shtetit shqiptar dhe në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Mesazhi i Haradinaj:

I nderuar z President, Ilir Meta,

Ju uroj përzemërsisht marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë!

Më lejoni tu shpreh konsideratën time më të lartë, dhe besimin se Ju do të luani rol të rëndësishëm në modernizimin e shtetit shqiptar, si dhe në forcimin e marëdhënieve vëllazërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Poashtu llogaris në ndihmën tuaj të pakursyer për shtetin e ri të Kosovës.

Njëkohësisht shpreh gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngusht në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar.

Ju priftë e mbara!
RH

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here