“Fiton para pa bërë asnjë punë”, Xhelal Mziu i përgjigjet Veliajt: Po tenton të fshehë aferën e radhës

0
154

Pas deklaratave të kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në lidhje me çmimin e ujit të pijshëm se edhe Kamza që e blen nga kryeqyteti e ka më të lartë, ka ardhur reagimi nga kreu i kësaj bashkie Xhelal Mziu.

 

 

Ai i quan gënjeshtra deklaratat e Veliajt dhe thotë se një familje në Kamëz paguan 1000 lekë të reja për ujin që bashkia e blen 4-fish më shtrenjtë.

REAGIMI I PLOTË I MZIUT
gënjen në mënyrë të paturpshme për Bashkinë Kamëz teksa mundohet të justifikojë ngritjen e çmimit të ujit në Tiranë. I gjendur ngushtë përballë presionit qytetar dhe këshilltarëve bashkiakë, Veliaj po tenton të fshehë ndonjë aferë të tij teksa mundohet dhe rreket të justifikojë se edhe në Kamëz paguhet shtrenjtë uji. Nuk është aspak e vërtetë; në territorin e Bashkisë Kamëz një familje faturohet me 1000 lekë ujë kur Bashkia e blen 4-fish më shtrenjtë ujin nga UKT, duke qenë se Bashkia Tiranë e prodhon vetë. Ndërsa në Kamëz po zbatohet projekti për furnizimin me ujë 24 orë dhe ka mbaruar faza e parë, në Tiranë qytetarët përballen me mungesën e furnizimit me ujë, kur për vitin e kaluar UKT rezultoi me 5 milionë euro fitim. Pyetja që i shtrojmë Veliajt është: Përse kryeqyteti përballet me mungesën e furnizimit me ujë dhe për çfarë po shpenzohen këto para?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here