Tiranë/ Arrestohen burrë e grua në Tiranë, akuzohen për mashtrim, u kapen disa qindra mijë euro

0
262

Ishin shpallur në kërkim për zhvatjen e qytetarëve, por u arrestuan nga Policia e Tiranë: burrë e grua, Alfred dhe Ornela Aku, 36 dhe 32 vjeçe, të dy banues në Tiranë u ndaluan pasi kishin qënë të shpallur në kërkim nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Ndalimi i tyre nga Policia u bë dje në kuadrin e operacionit “Exchange”, të nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin iu kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash në euro dhe valutë me vlerë 430.000 euro.

Policia e Tiranës njoftoi se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 773 400 lek , 450 euro, 100 dollar dhe 350 paund.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të tyre për veprën penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 143/3 i Kodit Penal.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here