Sulmi terrorist në Kabul, shkon në 35 numri i viktimave

0
152

Një shpërthim kamikaz në kryeqytetin afgan Kabul shkaktoi të paktën 35 të vrarë dhe mbi 40 të plagosur.

Autoritetet vendase njoftuan se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Sulmi ndodhi në perëndim të Kabulit. Sipas policisë, shënjestra ishte një minibus i personelit të shërbimit inteligjent afgan.

Disa automjete të tjera dhe dyqane u shkatërruan plotësisht si pasojë e shpërthimit. Masakra u mor përsipër nga talebanët.

Afganistani është bërë shpesh viktimë e sulmeve terroriste të marra përsipër nga talebanët she Shteti Islamik. Sipas OKB-së,  më shumë se 1600 civilë kanë humbur jetën nga sulmet vetëm këtë vit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here