Përfundon mandati/ Ja mesazhi për gjithë shqiptarët nga zonja e parë, Odeta Nishani

0
271

Zonja e Parë në largim, Odeta Nishani, pak orë para se të lërë Presidencën, ka përshëndetur mbështetësit e saj në rrjetet sociale dhe në përgjithësi, të gjithë shqiptarët. Në mesazhin e saj, Odeta Nishani shkruan sot:

“Të dashur miqtë e mi,

Në mbyllje të mandatit presidencial dua t’ju falenderoj thellësisht nga zemra që më keni ndjekur dhe inkurajuar këto vite në aktivitetet si Zonjë e Parë. Shumë prej jush i kam takuar, kemi biseduar nga afër për problematika dhe sfida në fusha të ndryshme të jetës.

Në pamundësi për t’ju shtrënguar të gjithëve dorën sot dua t’ju uroj nëpërmjet fb, mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët….miqësisht Odeta”.

Presidenti i ri i vendit është zgjedhur Ilir Meta, i cili sot pasdite do të bëjë ceremoninë e betimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here