Shokuese/ Gjenden 8 persona të vdekur në rimorkion e një kamioni, 20 të tjerë në gjendje të rëndë

0
250
foto ilustruese

Tetë persona të vdekur janë gjetur në brenda rimorkios së një kamioni i cili ishte pakuar në parkimin e një supermarketi në qytetin e San Antonios në Teksas.

20 persona të tjerë janë gjetur në një gjendje të rëndë shëndetësore. Policia lokale ka konfirmuar se shoferi i kamionit është arrestuar, por nuk ka zbuluar se nga vinte mjeti me 38 persona në rimorkion e tij.

Për momentin pista kryesore që po hetohet është ajo e trafikimit të qenieve njerëzore, pasi qyteti i San Antonios është vetëm disa orë larg nga kufiri me Meksikën.

Shefi i policisë William McManus, gjatë një deklaratë për media, deklaroi se trupat e pajetë ishin zbuluar pas një telefonate që ishte bërë në polici nga punonjës të supermarketit.

Ndërkohë në videot nga kamerat e sigurisë të parkimit shihen disa makina të cilat kanë marrë disa prej personave në rimorkion e kamionit.

Nga të mbijetuarit, 20 prej tyre janë gjendje kritike dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here