DETAJET/ Ceremonia e betimit të Metës si President, kë ka zgjedhur ta shoqërojë në vend të Monikës

0
922

Nesër në orën 18:00 pritet të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë seanca e jashtëzakonshme e ceremonisë zyrtarë të betimit të Presidentit të ri të Republikes, Ilir Meta.

 

 

Fill pas saj, e konkretisht rreth orës 19:00, Meta pritet të drejtohet në selinë e Presidencës për të zhvilluar aty një tjetër ceremoni zyrtare me rastin e marrjes së detyrës.

Burime shumë pranë stafit të Metës pohojnë për “BalkanWeb” se Presidentin e sapobetuar do ta presë në zyrë paraardhësi i tij Bujar Nishani me të cilin pasi të realizojnë edhe foton e rastit do të dalin sëbashku në sheshin para godinës së Presidencës ku Meta pritet të mbajë edhe një fjalim para dhjetra të ftuarve.

Të njëjtat burime pohojnë se gjatë kësaj ceremonie, Metës do t’i dorëzohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Ndërkohë që “BalkanWeb” mëson se gjatë ceremonisë Presidenti i ri i Republikës, nuk do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, njëherazi kryetare e LSI-së, por nga një prej vajzave të tij e kjo jo vetëm për shkak të pozicionit politik që ka bashkëshortja por dhe se më herët Kryemadhi e ka bërë të qartë këtë vendim.

Mandej mësohet se pas fjalës së rastit Meta pritet të përcjellë në mënyrë simbolike Nishanin nga Presidenca e më pas ceremonia zyrtare do vijojë me të shtëna me top nga forcat e Gardës së Republikës në një prej kodrave shumë pranë Tiranës.
(BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here