Përfundon votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD, ja kur do të nisë numërimi

0

Afati zyrtar i përfundimit të votimeve për zgjedhjen e kryetarit të PD ka përfunduar, megjithatë gazetarja e News24, Elda Menga, raportoi nga selia e kësaj partie, se ishin momentet e fundit të procesit.

 

 

Pas mbylljes së votimit në 68 degët e Partisë Demokratike në Shqipëri, të gjitha kutitë e votimit do t’i drejtohen Tiranës.

Nuk do të fillojë numërimi, pa ardhur të gjitha kutitë në Tiranë, në selinë qendrore të Partisë Demokratike.

Mendohet të jetë mesnata momenti kur të fillojë numërimi, proces i cili do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit deri kur të përfundojë dhe të zgjidhet kryetari i ri i PD-së.

Numri i anetaresise se Partise Demokratike cila ka votuar deri ne oren 18.00 ishte:

Shkodër, votuan 3878 votues, nga 8777 anëtarë
Lezhë, votuan 3580 votues, nga 5820 anëtarë
Kukës, votuan 1508 votues, nga 5105 anëtarë
Dibër, votuan 2980 votues, nga 5570 anëtarë
Durrës, votuan 2767 votues, nga 7966 anëtarë
Tiranë, votuan 16142 votues, nga 30314 anëtarë
Elbasan, votuan 3906 votues, nga 6985 anëtarë
Korçë, votuan 4957 votues, nga 8140 anëtarë
Berat, votuan 1643 votues, nga 4877 anëtarë
Fier, votuan 4572 votues, nga 11718 anëtarë
Vlorë, votuan 1842 votues, nga 5093 anëtarë
Gjirokastër, votuan 2103 votues, nga 3587 anëtarë

Në total, në të 12 qarqet e vendit, deri në orën 18.00, kanë votuar, 49.879 anëtarë, nga 103.952 anëtarë

Lini nje pergjigje