Milan i frikshëm në Kinë, mposht 4-0 Bajernin e Ançelotit. Dopietë e Kutrones (VIDEO)

0
126

Rikthimi i Milanit të madh duket se po jep shenjat e para. Pas merkatos së bujshme të bërë nga pronarët e rinj kinezë, kuqezinjtë po fillojnë të japin rezultate edhe në fushën e lojës. Humbja 1-3 në miqësoren e parë të turneut ICC ndaj Dortmundit ishte vetëm një alarm fals, pasi sot Milani ka mposhtur bindshëm 0-4 Bajernin e Mynihut.

 

Edhe pse trajneri Montela hodhi nga fillimi i ndeshjes vetëm 4 nga përforcimet e reja, më saktësisht Muzakion, Rodrigezin, Kesin dhe Borinin, kuqezinjtë u treguan superiorë ndaj Bajernit të Ançelotit që nuk kishte kursyer aspak në aktivizimin e titullarëve, përveç blerjes së re Hames Rodrigez që e filloi nga stoli.

Kesi kaloi Milanin në avantazh në minutën e 14 falë një asisti të Rodrigezit, ndërsa 11 minuta më vonë ky i fundit asistoi edhe për të riun Kutronte që dyfishoi shifrat. Në minutën e 43-të Kutronte realizoi golin e tij të dytë dhe të tretin për kuqezinjtë.

Në pjesën e dytë Montela zëvendësoi thuajsë të gjithë formacionin duke hedhur në fushë edhe blerjet e reja Bilia dhe Bonuçi të cilët luajtën ndeshjen e tyre të parë me fanellën e Milanit. Në minutën e 85-të ishte mesfushori turk Çalhanollu i cili realizoi golin e 4-t dhe të fundit të ndeshjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here