Standard.al

Bogdani: Më bëhet qefi për Panuçin, e kam mundur kur ishte te Roma

0

Trajneri i Kombëtares U-19, Erjon Bogdani, shprehet i lumtur për emërimin e Kristian Panuçit në stolin kuqezi duke besuar se ai do të bëjë më të mirën për Kombëtaren shqiptare.

Bogdani

Në një intervistë për “Supersport”, Bogdani tregon për duelet që ka pasur me italianin në fushën e lojës si dhe për programin e skuadrës që ai drejton duke paralajmëruar tre takime miqësore përpara kualifikueseve që do të zhvillohen në muajin tetor.

Emërimi i Kristian Panuçit

“Më bëhet shumë qejfi sepse është moshë e re dhe ka shumë eksperiencë si futbollist pasi ka luajtur në të gjitha ekipet më të mira të Europës. Është një djalë me karakter dhe unë besoj se ka për të bërë më të mirën për Kombëtaren.”

Duelet me Panuçin në fushën e lojës

“Si lojtar nuk mund të flas unë sepse e tregon karriera që ka bërë. Ka luajtur me ekipet më të mira të Europës. Kam luajtur shumë kundër tij dhe ka fituar shumë ndeshje ndaj meje, por disa ndeshje i kam fituar edhe unë.

Megjithatë kemi pasur raporte të mira në fushë. Nuk është se flitet shumë në fushë, por mund të them që ndërhyrjet kanë qene korrekte.

Për duelet duhet të pyesësh më shumë atë se sa mua. Kam fituar kundër Romës, kam luajtur edhe kur ka qenë me Xhenoan dhe kam marrëdhënie mjaft të mira.”

Programi i Kombëtares U-19

“Në 23 gusht  kemi një ndeshje miqësore me Kazakistanin U-18, pastaj në 29 gusht dhe 1 shtator do të ndeshemi me Gjeorgjinë që është një ekip shumë i mirë sepse ishin në 1/8-at e Europianit që u zhvillua për U-19, më pas në tetor do të luajmë eliminatoret këtu në Shqipëri, ku shpresoj të japim maksimumin dhe të ecim përpara.

Në këto tre miqësore dua të konsolidoj grupin. I kam parë lojtarët dhe do të marr më të mirët dhe pastaj në tetor do të luajmë edhe ndeshjet kualifikuese.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.