Një makinë ka marrë flakë në mes të autostradës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Golemit, ku një mjet tip ‘Kia’ është përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të plagosur, ndërsa mjeti është djegur në pjesën e parë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, që kanë bërë edhe shuarjen e flakëve.
Dyshimet e para janë që zjarri të ketë rënë për shkak të një defekti elektrik.
https://www.dailymotion.com/video/x5uc7ka