Emoji për gratë e mbuluara. Ideja e adoleshentes saudite, miratohet nga Apple

0
183

Gratë e mbuluara tashmë kanë një emoji të tyrën që mund të përfaqësohen dhe indetifikiohen, dhe kjo në sajë të një vajze 16-vjeçare saudite.

Bëhet fjalë për figurat që tashmë ndodhen në çdo telefon dhe në çdo rrjet social.

Rayouf Alhumedhi, 16 vjeç, e cila tani jeton në Vjenë, propozoi idenë vitin e kaluar në “The Unicode Consortium”, korporatën jofitimprurëse që shqyrton dhe zhvillon çdo emoji të ri.

Ajo bindi grupin që zhvillon emojis për të krijuar një figurë që identifikon atë dhe “miliona gra ” në mbarë botën.

Në Ditën Botërore të Emojeve, Apple njoftoi se e kishte pranuar projektin midis disa të tjerave. 16-vjeçarja  i tha CNN se ishte shumë e lumtur pasi sugjerimi i saj ishte pranuar duke ndihmuar kështu që gratë e mbuluara me shami të idenfikohen me emojin e tyre”.

Ideja e adoleshentes saudite nisi në momentin kur ajo dhe miqtë e saj po krijonin një bisedë grupi në ëhatsApp dhe nuk mund të gjenin asnjë emoji për ta përfaqësuar atë. Pas kësaj 16-vjeçarja krijoi idenë të cilën ja propozoi grupit që zhvillon emoji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here