Zgjedhjet në PD, zbardhet plani i kritikëve tëBashës. Ja çfarë do të ndodhë ditën e nesërme

0
165

Një ditë përpara se Lulzim Basha dhe rivali i tij i dyshimtë Eduard Selami të shkojë përpara kutive të votimit, grupi anti-Basha do të bëjë edhe tubimin e fundit në Tiranë. Burime nga grupi kanë bërë të ditur se mbledhja që do të bëhet ditën e nesërme pasdite në orën 19:30 dhe do të bëhet live në media.

Gjatë këtij tubimi do t’i bëhet thirrja e fundit dy konkurrentëve për anulimin e një gare që po dëmton shumë Partinë Demokratike. Ajo që është e veçantë në tubimin e Tiranës është se aty përpos Patozit dhe Mustafajit që kanë qenë prezent gjatë të gjithë turit në Durrës, Korçë, Vlorë, do të jenë edhe figura të të tjera të larta të kësaj partie, si Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Arben Imami etj.

“Ne në qytetet e tjera kemi dashur të japim mesazhin se kjo nuk është thjeshtë një lëvizje e të pakënaqurve dhe të përjashtuarve nga Basha që kanë një hatërmbetje me të, prandaj në tubimet e tjera shumë nga ish ministrat dhe funksionarët nuk kanë qenë prezent.

Ndërsa në tubimin e Tiranës do të jenë të gjithë për ti kërkuar Bashës që mos e shpjerë çmendurinë deri në fund”  është shprehur një nga organizatorët.

Nga tribuna e takimit të nesërm mendohet tu drejtohen demokratëve me të njëjtin mesazh edhe themelues të PD-së, edhe ish ministra të kohës së Berishës, por edhe drejtues të forumit rinor të kësaj partie.

Qëllimi është i qartë, që të jepet pasqyra se në atë sallë  ndodhen përfaqësuesit jo vetëm të atyre 200 mijë demokratëve që e braktisën PD-në këto zgjedhje, por edhe të atyre që janë të pakënaqur për mënyrën se si po denatyrohet ajo.

Duket se e vetmja enigmë e takimit do të jetë prania apo jo e Jozefina Topallit dhe e Genc Rulit. Të dy ata kanë qenë shumë të ashpër me mënyrën e sjelljes së Bashës duke bërë thirrje për nxjerrjen përdhunisht të tij dhe familjarëve të vet nga selia.

Por nëse Ruli duket se po i qëndron besnik mesazhit të tij për t’u larguar përfundimisht nga politika, Topalli megjithëse mbetet një kundërshtare e Bashës, duket se refuzon të bëjë kauzë të përbashkët me çdo lëvizje që nuk është miratuar më parë nga Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here