Rama vazhdon shkarkimet e drejtorëve teknikë të PD-së. Ja dy emnrat që u zëvendësuan me drejtorë të PS-së sot

0

Nis largimi i drejtorëve të emëruar pas marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Loading...

 

 

Kështu sot është shkarkuar drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arjan Hoxha dhe është emëruar deputeti në detyrë i PS-së Arben Çuko.

Ndërkohë është shkarkuar edhe kreu i Hipotekës Arjan Bylykbashi dhe është emëruar Blerina Doraci.

Disa nga institucionet më të rëndësishme në vend u drejtuan nga drejtorë të propozuar nga Basha në marrëveshjen e 18 majit me kryeministrin Rama.

Pak ditë më parë, i pyetur për largimin e ministrave dhe drejtorëve të PD-së pas fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit nga PS, kryeministri Rama tha se pret që ata të largohen vetë.

Loading...

Lini nje pergjigje