DOKUMENTI/ ABI Bank hetohet për pastrim parash. Banka e drejtuar nga Linda Rama kundër gjobës

0
338

Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave ka gjobitur Bankën Amerikane të Investimeve për shkelje të ligjeve që ndalojnë pastrimin e parave. Çështja është zbuluar në Gjykatën Administrative të Apelit, pasi banka e regjistruar në parajsat fiskale, e ka ankimuar vendimin.

Gjykata nuk i ka bërë publike detajet e çështjes. Por sipas njoftimit në faqen e saj zyrtare, Banka Amerikane ka kërkuar konstatimin e paligjshmërisë së aktit administrativ të DPPPP-së.

Burime konfiedenciale i thanë SYRI.net se bëhet fjalë për mosraportim të transaksioneve dhe transfertave të dyshimta financiare.

Banka Amerikane e Investimeve përbën një risi të çuditshme në sistemin financiar shqiptar. Në bordin e saj drejtues bën pjesë, bashkëshortja e kryeministrit, zonja Lindita Rama. Por kjo nuk është risia e vetme. Pronësia e kësaj banke është tërësisht e pagjurmueshme, pasi kalon përmes parajsave fiskale.

Të gjitha bankat e licencuara në Shqipëri zotërohen nga grupe të mirënjohura financiare kryesisht nga Europa Perëndimore. Pronësia e tyre është transparente dhe aksionerët që i zotërojnë janë të njohur publikisht.

Por në rastin e ABI Bank, çuditërisht kjo traditë u thye, duke ngritur dyshime të forta edhe ligjore për licencimin e bankës në dhjetor të vitit 2015.

Gjobitja e ABI Bank për shkelje të rregulloreve që lidhen me pastrimin e parave shton më shumë pikëpyetjet mbi këtë bank. Opozita e ka denoncuar publikisht si bankën personale të kryeministrit të vendit.

Emërimi i zonjës Linda Rama në bordin drejtues ABI Bank si dhe regjistrimi i saj në parajsat fiskale, sipas opozitës, janë prova të qarta se përmes kësaj banke kryeministri pastron paratë e korrupsionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here