Berisha: Ramës i ka ngecur fitorja në fyt, mori 2.7 milionë shpulla nga shqiptarët

0
142

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut deklaroi se kreu i qeverisë, Edi Rama, pavarësisht fitores së 75 mandateve është tmerruar nga votat kundër dhe bojkoti i madh që i bënë qytetarët në zgjedhjet e 25 qershorit.

 

 

Sipas Berishës, Rama mori 2.7 milionë ‘shpulla’ nga shqiptarët. Mes të tjerash ish-lideri i PD-së tha se listat e zeza dhe mexhliset po zëvendësojnë ligjet dhe institucionet në shtetin e Norieges.

STATUSI I BERISHA
Mexhliset e Norieges, dëshmi e panikut të madh!
Te dashur miq, kesaj rradhe Edi Ramës i ka ngecur fitorja ne gryke. Pavaresisht nga 75 mandatet, ai është i tmerruar nga fakti se 2,7 milionë shqiptar me te drejte vote, e kane ndeshkuar ate me voten e tyre kunder ose dhe me hidhur, me voten bojkot ne zgjedhjet qe Noriega organizoi me 25 qershor.
Keshtu, friken deri ne palce nga 2.7 milion shpulla, siç i quan ai ne psikolgjine aterore votat kunder dhe bojkot, ai beson se mund t’a kaloje nepermjet mexhliseve, nje forme kjo e vjeter me konotacion fetar por dhe laik i perdorur shekuj me pare dhe qe perdoret edhe sot nga chiftein beduinesh, princer apo sheike per te komunikuar dhe njohur me ankesat e gjendjes qe sundojne.
Keshtu pra miq, listat e zeza dhe mexhliset po zevendesojne ligjet dhe institucionet ne shtetin e Norieges apo timonierit, qe plasi per te bere pak, apo njeçik shtet!! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here