0
155

Prezantimet e futbollistëve në klubet e mëdha është kthyer në një spektakël në vete, me kompani të mirëfillta prodhimesh televizive që punojnë për ta realizuar. Transferimi i Pogba te Mançester Junajtid ishte i tillë, i shpërndarë ne rrjetet sociale nga kompanitë e marketingut me të cilat ai dhe klubi bashkëpunonin. Edhe Milani, tani thuajse çdo firmë e ka kthyer në një shfaqje LIVE në rrjetet sociale.

Sot, Roma ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të prezantuar blerjen e saj më të fundit, sulmuesin Defrel që u transferua nga Sasuolo. Ndryshe nga prezantimi me bujë apo spektakël, shfaqet një video humoristike që mbyllet me Defrel duke përshëndetur të gjithë me një filxhan në dorë.

“A po e bëjmë siç duhet?”, shkruhet në postimin ironik të verdhekuqve…

Meqë ra fjala, italianët kanë kopjuar pjesë të videos me të cilën Sauthempton, një javë më parë, konfirmoi se i kishte zgjatur edhe një vit kontratën portierit të dytë, Stjuart Tejlor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here