Të vërtetat e humbjes në peshë

0
145

Të ushtrohesh në një kohë të caktuar apo të heqësh dorë nga një grup ushqimesh janë disa nga dietat apo mitet e shëndetit që qarkullojnë.

Por teksa disa mund të kenë rezultate duke adoptuar këto këshilla zgjuarsie, për pjesën më të madhe janë komplet të pavërteta.

Daily Femail sjell disa këshilla të vlefshme të ekspertëve të shëndetit që hedhin poshtë disa nga mitet e zakonshme të 2017.

Qumështi i bajameve më i mirë se qumështi zakonshëm

Dietologia Susan Burrell thotë se këto lloje qumështi janë të mirë vetëm nëse jeni intolerant ndaj qumështit të kafshëve apo nuk ju pëlqen qumështi në tërësi.

“Ushqyesit kyç që marrim nga qumështi janë proteinat dhe kalciumi, dhe është shumë e rëndësishme të kujtojmë se qumështi i bajameve nuk ka asnjë prej këtyre. Disa lloje qumështi , jo si i lopës, kanë pak kalcium të shtuar, por prapë është sasi shumë më e vogël se ajo që është gjetur tek bulmeti, apo qumështi i sojës për këtë çështje. Prandaj nëse zgjidhni qumështi e bajameve, të jeni të sigurtë se kalciumin tuaj do e merrni nga diçka tjetër”, thotë Burrell.

Frutat janë të këqija për ju se kanë shumë sheqer

Fakti që frutat përmbajnë sheqer, nuk do të thotë se janë të këqija për ju. “Po, frutat kanë sheqer, gati 20-30 g për copë. Është tjetër çështje kur njerëzit pijnë rregullith lëngje frutash, apo ëmbëlsues që kanë 2-3 herë sheqer më shumë. Një sasi frutash çdo ditë nuk është problem, pesë banane, vetëm nëse një atlet mundet”, thotë Susan .

Reduktimi kalorive do ju ‘dobësojë’

Duke folur për Huffington Post, nutricionistja Zoe Bingley-Pullin thotë se reduktimi i kalorive mund të ketë “efekt të kundërt” në trup,pasi njerëzit e ndjejnë më tepër mungesën e energjisë në orët e vona të ditës.

“Dietat me sasi të vogël karbohidratesh mund të japin energji të vakët, humor të keq, oreks të pangopur, dhe funksionim të dobët të zorrëve në terma afatgjatë. Karbohidratet mund të shijohen si pjesë e një diete të balancuar dhe të shëndetshme. Çështja është të hash në sasinë e duhur të nevojave të trupit tuaj, dhe të zgjedhësh llojin e duhur të karbohidrateve”, thotë Zoe.

Karbohidrate të mira kanë patatet e ëmbla, tërshëra, buka me miell me krunde dhe makaronat.

Ushtrimet nuk janë të rëndësishme për të humbur peshë

Kjo është një nga frazat më të dëgjuara, por më e gabuara. “Nuk mund ta besoj që më duhet ta shpjegoj këtë. Ndërkohë që kufizimi i kalorive ka rezultat në rënien në peshë, një nga gjërat që ndihmon trupin të djegë kalori në mënyrë më efiçente dhe në terma më afatgjatë janë ushtrimet. Sigurisht, ka disa lloje ushtrimesh dhe disa tipe, që kanë emrat, tajnim intensiv, trajnim rezistence, që janë shumë efektive në arritjen e këtij objektivi”, thotë Susan Burrell.

Susan thotë më tej se të supozosh se “ushtrimet nuk janë të nevojshme për humbjen në peshë, është qesharake, dhe e papërgjegjshme”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here