Rikthehen maskat në Berat, grabitet karburanti në mes të ditës. Policia: Armën tek koka punonjësit

0
163

Një grabitje në dritën e diellit ka ndodhur sot në Berat. Sipas të dhënave të policisë, grabitja ka ndodhur në një karburant në fshatin Poshnje, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur, i kanë vjedhur një sasi parash punonjësit të karburantit shtetasit A.M.

 

 

Menjeherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Në bazë të pretendimeve të punonjësit të karburantit shtetasit A.M. dyshohet se i kanë vjedhur rreth 270.000 lekë. Ai ka rrëfyer se grabitësit i kanë vendosur armën tek koka duke e kërcënuar nëse nuk i jepte urgjent paratë e xhiros ditore.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët, sipas dëshmitarëve që kanë risjellë në kujtesë ngjarjet e hidhura të vitit 1997, ku Berati ishte një nga rrethet më bandat më të rrezikshme.

Janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore si dhe janë sekuestruar dhe pamjet filmike pasi objekti survejohej nga kamerat e sigurisë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here