LIVE Kukësi-Sherif, formacionet / Duhet fitore, kampionët e Shqipërisë luajnë me 3 sulmues që nga fillimi

0
156

Kukësit i duhet një fitore sot ndaj Sherif, për të vazhduar më tej në Ligën e Kampioneve. Për të përmbysur humbjen 1-0 të ndeshjes së parë, trajneri Gjoka ka hedhur në fushën e lojës një formacion ku nga minuta e parë në fushë do të luajnë përkrah njëri-tjetrit tre sulmues.

Pejiç do të formojë dyshen e zakonshme të sulmit me Eminin, i cili kthehet në formacionin titullar. Ndërsa Guri, edhe pse një sulmues i mirëfilltë, do të luajë ashtu si në duelin e javës së kaluar në krahun e djathtë të mesfushës, duke fituar balotazhin me Kariokën.

Kukësi-Sherif 19:30

Kukësi: Koliqi, Shameti, Serran, Hallaçi, Rrumbullaku, Musolli, Lena, Guri, Kale, Emini, Pejiç.

Trajner: Ernest Gjoka

Sherif: Mikuliç, Raku, Posmac, Sushiç, Badibanga, Leite, Anton, De Noijer, Brezovec, Mugosha, Bajala.

Trajner: Roberto Bordin

Gjyqtar: Irfan Peljto (Bosnjë-Hercegovinë)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here