Çfarë ndodh nëse bëni seks çdo ditë

0
740

Bashkëjetesa nuk është gjithmonë miqësore me intimitetin, pasi mund të kalojmë nëpër kohë të vështira, të cilat kërcënojnë reduktimin e numrit të raporteve seksuale në nivele të papërshkrueshme.

Sipas studimeve: Të bësh seks çdo ditë përmirëson jetën dhe jo vetëm atë erotike. Një jetë e lumtur seksi fillon nga rivendosja e kontaktit me njëri-tjetrin, kjo është arsyeja pse.

Intimitetin kërkoje

Me fëmijët e vegjël dhe angazhimet e shumta gjatë javës mund të jetë e vështirë dhe gjetja e kohës për seks. Andaj nisni ta jetoni natën si një kohë për çiftin: Me përqafime dhe puthje para se të bini në gjumë. Le t’i gëzoheni afërsinë. Madje edhe duke fërkuar këmbët apo duart me njëri-tjetrin. Sa butësi dhe dashuri tek gjestet e vogla…

Çështje lëkure

Lista e zonave tuaja të preferuara erotike, jo gjithmonë i referohet epidermës: Lëkura jonë është në fakt udhëkryq i aktiviteteve tona ndijore që mund të na ndihmojë të zbulojmë emocione të thella. Kontakti me partnerin tuaj apo ledhatimi riaktivizon edhe lidhjen fizike dhe emocionale, ul nivelin e stresit dhe ndihmon për të gjetur dëshirën seksuale.

Asnjëherë i njëjtë

Intimiteti nuk është vetëm në mes të çarçafëve. Një përqafim papritmas, një puthje, një ledhatim, ndërsa ju jeni në kuzhinë, mund të bëjë mrekullinë.

Relaksohuni

Seksi duhet shijuar si një relaks. Mendimet dhe shqetësimet duhet të shkojnë larg, të paktën në ato momente. Duhet të zhyteni në ndjekje të kënaqësisë. Një ikje e vërtetë nga realiteti.

Komunikimi në maksimum

A e keni vënë re se ndonjëherë të flasim për atë që ka rëndësi për ne është më e lehtë pas një momenti intimiteti? Kjo ndodh sepse ne ulim murin mbrojtës dhe të flasim me njëri-tjetrin duke preferuar emocionet sesa logjikën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here