Vrau bashkëkombësin poshtë shtëpisë në Itali, kapet duke hipur në traget autori

0
178

Policia italiane ka mundur të ndalojë autorin e vrasjes së shqiptarit Demir Hyseni, disa orë pas ngjarjes së rëndë. Arrestimi i tij u bë i mundur nga policia në zonën e Ternit, teksa po përpiqej që të hipte në një traget në Bari, gati për t’u nisur në drejtim të Shqipërisë.

 

 

Por ndërhyrja në kohë e policisë, bëri të mundur arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e muratorit shqiptar.

Sipas mediave italiane, i dyshuari për vrasjen e Demir Hysenit, është një shtetas shqiptar, i cili kishte mbërritur në Itali në datën 10 korrik, dhe me sa duket mision i tij ishte vrasja e bashkëkombësit, e më pas të kthehej sërish në vendlindje.

Mësohet se shqiptari i arrestuar, emri i të cilit nuk dihet ende, në momentin kur është ndaluar nga policia, po tentonte të linte Italinë, duke hipur në tragetin e Durrësit.

Sipas policisë italiane, në momentin e arrestimit ai shoqërohej nga një tjetër bashkatdhetar i tij, i cili gjithashtu është ndaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here