VIDEO/ Krim në Itali, shqiptari ekzekutohet me tre plumba sapo del nga shtëpia

0
158

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku viktimë ka mbetur një shqiptar 49 vjeç. Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, ekzekutimi i shqiptarit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Ternit, Itali.

Krimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në rrugën ‘Galvani’, në Terni, shkruan SYRI.net. Shqiptari njihej nga policia ndërsa mësohet se punonte si murator.

Dëshmitarët kanë treguar se fillimisht janë dëgjuar të bërtitura dhe më pas 3 të shtëna, 49-vjeçari sapo kishte dalë nga shtëpia e tij dhe mbërriti tek makina e tij, kur nga pas i është afruar një tjetër person.

Mes tyre fillimisht ka pasur një zënkë e më pas autori ka nxjerrë armën duke e qëlluar 4 herë. Kanë qenë banorët të cilët kanë parë ngjarjen dhe kanë njoftuar policinë. Shqiptari fatkeqësisht ka humbur jetën pak më vonë në spital, bën të ditur SYRI.net.

Arma e krimit është gjetur në një kosh mbeturinash jo shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa autori duket se është zhdukur pa lënë gjurmë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here