Burime për “BalkanWeb” pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se trajneri i ri i Shqipërisë Christian Panucci do të mbërrijë sonte në mbrëmje në Shqipëri nga Roma.
Të njajtat burime saktësojnë se nesër paradite në orën 11:00 Panucci do të bëjë dhe prezantimin në një konferencë të posaçme në zyrat e FSHF-së.
Panucci ka rënë dakord për detajet e kontratës, e cila do të nënshkruhet nesër dhe do të zgjasë për 28 muaj. Ky është dhe afati i përfundimit të eliminatoreve për Europianin 2020.
NJOFTIMI
Nesër (e mërkurë) në orën 11.00 në selinë e FSHF do të mbahet një konferencë për shtyp e presidentit të FSHF, Armand DUKA për trajnerin e ri të ekipit kombëtar.