Plazhi që vret/ Pika turistike e Zvërnecit, çdo vit merr jetë njerëzish por sërish mbetet një destinacion turistik

0

 

Loading...

Shqipëria është një vend që ka shumë plazhe dhe një pjesë e madhe e ekonomisë vjen nga turizmi. Bregdeti është i pasur me plazhe të vegjël dhe të mëdhenj, duke u dhënë mundësi pushuesve që të zgjedhin. Një ndër pikat më të frekuentuara është dhe Vlora e cila ofron për pushuesit e turistët një sërë destinacionesh turistike, ku nuk mungon relaksi, qetësia, pastërtia, rregulli, por edhe ushqimi i mirë i ofruar nga operatorët e biznesit privat. I tillë është plazhi i Zvërnecit, një plazh ranor i rehabiliatuar vitet e fundit, e tashmë tejet funksional e në shërbim të qytetarëve. I gjendur pak kilometra larg qytetit nën juridiksion të Bashkisë Vlorë ai ofron një pamje ndryshe nga vitet e kaluara, i përshtatshëm për turizëm familjar, favorizuar nga rëra e pastër e cektësia e Adriatikut që lag këtë zonë.  Por Zvërneci nuk njihet vetëm për këto bukuri natyrore por edhe për  tragjeditë që kanë ndodhur në të, pasi ndryshme kjo zonë në Vlorë njihet dhe si plazhi i vdekjes. Kjo për forcohet dhe nga tragjedia e të shtunës ku tre të rinj u mbyten në plazhin e PortoNovës në Zvërnec. Pas kësaj ngjarje policia e Vlorës ka ngritur një patrullë lëvizëse me motor që sensibilizon pushuesit që të kenë kujdes kur futen në det dhe te shmangin zonat anësore ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë. Plazhi i Porto Novës ishte pothuajse i boshatisur këtë diel, jo vetëm pas ngjarjes së rëndë, por edhe për shkak të reshjeve të shiut. Ndërkohë, banorët e fshatit Zvërnec deklarojnë se plazhi i Porto Novës është një nga më të bukurit e gjithë zonës së Vlorës, por përbën rrezikshmëri për ata qe nuk e njohin pasi ka rryma të brendshme, të cilat u marrin jetën.  “Ai është një bregdet shumë i bukur, por njerëzit nuk janë asnjëherë të informuar për rrezikshmërinë që ka. Aty ka shumë rryma”, ka deklaruar një prej banorëve të kësaj zone. Kjo deklaratë është përforcuar, pasi në këtë plazh në vitet e fundit ka pasur gjithmonë viktima, edhe pse është një plazh shumë i cekët. “Në 3 vitet e fundit  në këtë plazh janë mbytur njerëz bëhet e ditur nga statistikat e Policisë. Por një banor ka shpjeguar të gjithë situatën që ndodh në këtë plazh dhe pse ndodhin tragjeditë. “Aty ka rryma ujore. Uji godet në shkëmb dhe kthimi i menjëhershëm. Edhe ne si banorë na ka ndodhur. Këtu mund të jenë mbytur rreth 30-40 veta ndër vite. Duhet të vendoset patjetër një tabelë informuese”, shprehet Filip Balli, banor në Zvërnec për TCh. Banorët dhe pushuesit i kanë bërë thirrje institucioneve përkatëse që të vendosin tabela sinjalizuese në këtë zonë të rrezikshme, që ky plazh të mos marrë më jetë njerëzish, siç ndodh çdo vit. Por edhe pse çdo vit në shumë plazhe ka viktima, sërish nga institucionet nuk është marrë asnjë masë. Edhe ky sezon ka nisur me shumë probleme të cilat çdo ditë e më tepër po del në pah. Pasi viktimat po shtohen.

Loading...

Lini nje pergjigje