Njihuni me fshatin shqiptar që prodhon deri 100 ton rigon në vit

0

Ky është fshati kampion në Shqipëri që prodhon rigon. Besohet deri në 100 ton në vit.

Nuk është shifër e vogël për një fshat. Por me këtë aktivitet ata mbajnë shtëpinë. Bëhet fjalë për fshatin Xherie në përbërje të Bashkisë Cërrik.

Bima medicinale është kthyer në bekim për ata dhe nga viti në vit po i shtojnë sipërfaqet e mbjella duke u përqendruar vetëm në këtë kulturë.

Aq i rëndësishëm është rigoni për ata sa shpikën vetë edhe pajisjen për sitjen e tij.

Nisur nga rëndësia e bimës fshati ka shpikur edhe “Festën e Rigonit”. Festa do të mbahet për çdo vit në datën 14 korrik.

Në festën e sivjetme ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë, Altin Toska dhe përfaqësuesit e drejtorisë së bujqësisë.

Për fermerët më të mirë u ndanë çmime dhe çertifikata mirënjohje.

Lini nje pergjigje