Mustafaj reagon pas postimit të “Lolitës”: Kam disa vese, mes tyre edhe kazinonë, por… nuk kam qënë asnjëherë me Patozin

0
306
Pas një fotoje  të publikuar nga faqja “Lolita” ku shfaqej  Astrit Patozit në një kazino i shoqëruar nga dikush tjetër që sipas “Lolitës është Besnik Mustafaj, ka reaguar ky i fundit duke i kthyer një përgjigje asaj se vërtet ai ka disa vese ndër to edhe të luajturin bixhoz, por që asnjë herq nuk ka qënë me nënkryetarin e PD-së Astrit Patozi.

 

Në postimin e tij ish-ministrit Besnik Mustafaj shkruan:

E dashur Lolita, per hire te simpatise qe kam per ty, po ta sqaroj se burri, te cilit i ke vene emrin tim, nuk jam une. Une kam shkuar ne kazino me shume se nje here. Por kurre me Astrit Patozin.

Nuk kam patur rast. Madje as nuk e di nese atij i pelqen ky argetim. Kam qene me te tjere miq politikane, madje edhe te niveleve te larta, shqiptare dhe te huaj, si dhe me shkrimtare dhe artiste po ashtu shqiptare dhe te huaj.

Pra, me siguri qe do te shkoj perseri kur te kem rast. Nje nga shkrimtaret dhe filozofet e mi me te dashur, Albert Camus, fitues i çmimit Nobel, thote per veten e tij se ka shume vese, por nuk eshte rob i asnjerit.

Une jam i tille. Por nuk kam bere kurre ne jeten time diçka per t’u ndjere me pas i turperuar. Ky sqarim ka vlere per ty, e dashur Lolita, qe je manipuluar kesaj here, por u drejtohet edhe te gjithe dashamireve dhe dashakeqinjve te mi. Secili prej tyre le ta lexoje sipas menyres se vet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here