Meta pret ministrin e jashtëm japonez, Nobuo Kishi: Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme

0
182

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta priti sot Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Japonisë, z. Nobuo Kishi, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Shqipërisë në vecanti në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, bujqësisë dhe kulturës .

 

 

Z. Meta dhe z. Nbuo Kishi ndanë besimin e përbashkët se hapja e Ambasadës së Japonisë në Tiranë është një hap cilësor dhe provë e vullnetit e dëshirës për të forcuar më tej marrëdhëniet e gjithanshme dhe një dëshmi e një marrëdhënie të qendrueshme në të ardhmen mes dy vendeve tona.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë dhe shprehën bindjen se investimet dhe prezenca e Japonisë në këtë hapësirë janë shumë të dobishme.

Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme të Japonisë, z. Nobuo Kishi, e uroi z. Meta për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe zoti Meta e siguroi bashkëbiseduesin se edhe si President ai do të jetë i përkushtuar që marrëdhëniet midis dy vendeve të përparojnë në të gjitha fushat e bashkëpunimit.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here