Lezhë/ Arrestohen 3 persona, shkaktuan sherr në mes të natës, shoferi i dehur dhe 2 pasagjerët përplasen me policët

0
203

Policia e Lezhës ka arrestuar 3 persona, një shofer dhe 2 pasagjerët e tij, pasi kanë kundërashtuar me forcë efektivët, të cilët kanë ndërhyrë për të shuar një sherr.

 

 

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i mjetit rezulton se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Sipas të dhënave zyrtare, nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Gjenar  Bibaj, 36 vjeç,  banues në  Lezhë
– Kristjan Ejlli, 20 vjeç,  banues në Kurbin
– Eduart Tema, 25 vjeç,  banues në Mamurras

Rreth orës 00:05, shtetasi Gjenar Bibaj, në Shëngjin- Lezhë, kur po drejtonte një mjet Reno Megan, është konfliktuar me një drejtues tjetër mjeti dhe në këtë kohë ka ndërhyrë patrulla e përgjithshme për të sqaruar konfliktin.

Në momentin e ndërhyrjes, drejtuesi i mjetit shtetasi Gjenar Bibaj, në bashkëpunim  edhe nga 2 pasagjerët në mjet, shtetasit Kristjan Ejlli dhe Eduart Tema, kanë kundërshtuar me forcë fizikisht punonjësit e policisë.

Pas testit të alkoolit, shtetasi Gjenar Bibaj rezultonte se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”; “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” në ngarkim të shtetasit Gjenar Bibaj.

Vepra penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik” në ngarkim të shtetasve Kristjan Ejlli dhe Eduart Tema. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here