Ksamil/ Grabitet supermarketi , hajdutët marrin 10 milionë lekë. Braktisin më pas makinën

0
214

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku persona të paidentifikuar kanë grabitur një supermarket.

Burime nga policia thanë se, rreth orës 04:00 në Ksamil është vjedhur supermarketi “Big Market” , në pronësi të 54-vjeçares K. A., banuese në Sarandë.

Autorët kanë arritur të hyjnë brenda supermarketit me forcë duke thyer xhamin e portës dhe kanë marrë kasafortën me rreth 1 milion lekë të rinj.

Dyshohet se vjedhja është bërë në bashkëpunim nga dy persona, ende të paidentifikuar, me automjetin tip “Ford Eskort” me targa TR 8658 R, i cili është gjetur i braktisur në fshatin Çukë, Sarandë.

Nga verifikimet e bëra rezulton se kjo targë është e shpallur në kërkim nga Policia e Tiranë.

Policia vazhdon hetimet për kapjen dhe ndalimin e autorëve të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here