FOTOT/ Njihuni me ujvarën “Engjëll”, është më e larta në botë

0
290

Ujëvara e Engjëllit gjendet në lumin Churun, në shtetin federal Bolivar të Venezuelës.

Ajo ka një lartësi të pabesueshme prej 979 metrash, ndërsa në fund është e gjerë 150 metra. Kjo ujëvarë është rreth 15 herë më e lartë se ajo e Niagaras, lartësia e së cilës është 52 metra.

Kur fryjnë erëra të forta, ose kur niveli i ujit në lumin Churun është i ulët, ujëvara e Engjëllit shndërrohet në një re të pikave të ujit dhe shpesh ndodh që asnjë pikë e vetme të mos bie në tokë.

Bota perëndimore e ka zbuluar këtë perlë të pabesueshme natyrore në vitin 1933, kur aventurieri dhe piloti akrobatik James Angel e kishte parë teksa po kërkonte ta gjente “Lumin e Artë”.

Pra ujëvara është emëruar sipas mbiemrit të “zbuluesit” të saj- James Angel (Engjëlli).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here