Emrat/ Kapen tre të rinjtë në Kavajë, hipën me forcë në “Range Rover” dhe rrahën 54-vjeçarin

0

Policia e Kavajës ka njoftuar se një person u mor peng ne Spille, u fut forcerisht ne makine dhe u dhunua nga tre shtetas. Sipas policisë, tre të rinjtë hypën 54-vjeçarin në makinë pa vullnetin e tij, dhe e kanë rrahur. Megjithatë uniformat blu arritë të identifikojnë autorët dhe t’i arrestojë ata.

Loading...

 

 

“Më datë 17.07.2017, në plazhin e Spilles, 3 shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë në mjetin tip “Rover”, pa targa, shtetasin A. D., 54 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij, në vende të ndryshme”- njofton policia.

Sipas saj, nga specialistët për hetimin e krimit Kavajë u ngrit puna për kapjen e këtyre shtetasve të cilët më datë 18.07.2017 bënë të mundur arrestimin e tre personave.

“Ne pranga u vune shtetasit Z.Xh., 31 vjeç. B.Ç., 32 vjeç. B.M., 25 vjeç”-thote policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ” Heqje paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.

Loading...

Lini nje pergjigje