Dokumenti/ “Pederast pasiv”, kush është “veterani i nderuar” i PPSH që u bë dhe sekretar i parë

0

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka publikuar pasazhin e një dokumenti që tregon për një procesverbal të një mbledhje të fillimit të viteve ’50 në Byronë Politike të PPSH-së.

Loading...

 

 

Dervishi thotë se në këtë mbledhje u përmend një emër i njohur që u vendos në postet më të larta dhe më jetëgjatët e Partisë së Punës së Shqipërisë, pavarësisht se u tha që ishte “pederast pasiv”.

Pederastia në Byronë Politike të PPSH-së
gogo-pederastia-byroja
Në një mbledhje të fillimit të viteve ’50, u diskutuan disa figura që do merrnin poste të rëndësishme në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe në rrethe. Ndër të tjerë, u propozua për instruktor në KQ një emër i njohur. Askush nuk diskutoi për të. I vetmi që flet kundër tij është Gogo Nushi. Në procesverbalin përkatës, janë shënuar këto fjalë:
“Gogua thotë se ky është me emër të keq. Para lufte ay ka qenë pederast pasiv dhe kjo nuk shkon. Atëherë pranohet të hiqet”.
Të bën përshtypje mungesa e diskutimit në Byronë Politike. Askush nuk e kritikon kuadrin veç G.Nushit. Çështja është mbyllur si me zamkë dhe është kaluar në emra të tjerë.
Nuk u pranua për instruktor, por kuadri në fjalë u vendos në poste më të larta. Ai është ndër më jetëgjatët e Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte edhe “veteran i nderuar” i luftës dhe mbahej ndër kuadrot më të mirë të partisë. Qysh nga viti 1951 ishte sekretar i parë në disa rrethe si Lushnje, Berat, Fier, Peshkopi, etj. Partia e Punës ia dinte vesin e keq. Megjithatë, nuk bë kurrë pengesë që ai të vazhdonte karrierën gjithnjë të sukseseshme në drejtim.

Loading...

Lini nje pergjigje