DETAJET/ Ekzekutimi i shqiptarit në Itali, viktima u tërhoq zvarrë për të shpëtuar, vrasësi zbrazi 7 plumba (Foto)

0

Demir Hyseni mbeti i vrarë sot në Itali, në Terni, pak metra larg banesës së tij. Ende nuk ka asnjë emër për autorin, por dëshmitë kanë qenë të qarta në përshkrimin e tij.

 

 

Por krimi i rëndë që i mori jetën 49-vjeçarit shqiptar, baba i një vajze, sjell të tjera detaje dhe flasin për një vrasës gjakftohtë dhe të egër.

terni-via-pacinotti-sparatoria-spari-13

Ndërsa Hyseni ka zbritur për të ikur në punë dhe është grindur me vrasësin, ky i fundit e ka plagosur. 49-vjeçari ka tentuar të largohet, duke u tërhequr zvarrë ashtu i plagosur në trotuar, por ‘gjahtari’ i tij nuk ka hezituar, të tjera të shtëna, gjithsej 7, derisa viktima është shtrirë pa frymë në tokë, para zyrave të shërbimit hidraulik, në kryqëzimin e rrugëve “Galilei” dhe “Galvani”.

Këtë moment horror policia dhe hetuesit e kanë faktuar nga një gjurmë e gjatë me pika gjaku në trotuar.

Më pas autori ia ka mbathur drejt rrugës “Galilei”, fillimisht më këmbë, por nuk përjashtohet mundësi se ka pasur në dispozicion një mjet, ndoshta një motoçikletë, ka hedhur armën në një kosh mbeturinash pranë një supermarketi dhe është zhdukur.

terni-via-pacinotti-sparatoria-spari-12

49-vjeçari në tokë, në një lumë gjaku, i është dhënë shumë shpejt ndihma e shpejtë, pasi 118 ishte lajmëruar nga banorët e zonës, sapo kishin dëgjuar të shtënat e para dhe të bërtiturat e familjarëve të Hysenit por ai nuk ka mundur të mbijetojë, me 7 plumba në të gjithë trupin.

terni-via-pacinotti-terni-23-sparatoria

terni-via-pacinotti-sparatoria-spari-6

Dyshohet se autori mund të jetë një burrë me origjinë ballkanike, shkruajnë mediat italiane. Karabinierët e komandës së Ternit, janë vënë në kërkim të tij, duke mbledhur dëshmitë dhe provat nga vendi i ngjarje

Lini nje pergjigje